Rrjeti global i bizneseve të diasporës shqiptare falënderon kongresistin Eliot Engel

Diaspora

Rrjeti global i bizneseve të diasporës shqiptare falënderon kongresistin Eliot Engel

Nga: Naim Dedushaj Më: 6 janar 2021 Në ora: 17:23
Eliot Engel

Kongresisti dhe miku i madh i shqiptarëve, njëri prej mbështetevse më të dalluar në Kongresin amerikan të të drejtave të shqiptarëve kudo, Eliot Engel, i dha fund karierës së tij politike në Washington, si anëtar i Kongresit dhe Kryetar i Komisionit të Dhomës së Përfaqsuesve për Punët e Jashtme, pas 32 vjetësh në Kongresisn e Shteteve të Bashkuara, i votuar për 16 mandate nga votuesit në zonën elektorale numër 16 në New York, për herë të parë në moshën 41 vjeçare.

Presidenti i Rrjetit Global i Bizneseve të diasporës shqiptare Nazar Mehmeti, falenderon dhe eshte mirenjohes Përgjithmonë për Kongresistin Eliot Engel.

z. Nazar Mehmeti , theksoi se Kongresisti Engel dha një kontribut shumë të çmuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës gjatë disa dekadave të luftës së saj kundër shtypjes. Mbështetja e tij këmbëngulëse për Kosovën në Kongresin amerikan përmes sponsorizimit të shumë rezolutave dhe dëgjimeve publike, ka trasuar rrugën e lirisë së Kosovës më 1999, kur bota demokratike, nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i doli në ndihmë popullit të Kosovës për ta fituar lirinë.

Kongresisti Engel ishte dhe vazhdon të jetë ndër ata politikanë amerikanë që beson se Shtetet e Bashkuara duhet të vazhdojnë të jenë në krye të përpjekjeve në mbrojtje të lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut në botë.

“Unë gjithmonë e kam pasur një vend të veçantë në zemrën time për Ballkanin, në veçanti për Kosovën”, nënvijoi z. Engel, në fjalimin e tij lamtumirës, në Kongresin e Shteteve të Bashkuara.

“Në vitin 1999, unë e kam mbështetur fuqimisht ndërhyrjen e Administratës së Presidentit Klinton në Ballkan, ndërhyrje që tashmë e dimë se ka parandaluar një gjenocid të vërtetë. Që atëherë, unë kam vazhduar të jem një kampion i sovranitetit dhe pavarësisë së Kosovës. Ai vend ka bërë hapa të jashtëzakonshëm përpara dhe tani Kosova njihet nga Shtetet e Bashkuara, Anglia, Franca, Gjermania, Japonia dhe shumë kombe të tjera të rëndësishme”, tha Z. Engel në fjalimin e tij lamtumirës.

President i Kosovës Ibrahim Rugova në një ceremoni rasti me 7 korrik 2005 i dorëzoi kongresisti amerikan Eliot Engell Medaljen e Artë të Lirisë me të cilën e ka dekoruar, në 5-vjetorin e çlirimit të Kosovës.

"Presidenti i Kosovës e dekoron me Medaljen e Artë të Lirisë, kongresmenin Eliot Engel për meritat e tij në afirmimin dhe mbrojtjen e çështjes së Kosovës dhe të çështjes së shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe për përkrahjen e fuqishme të lirisë dhe pavarësisë". Kështu shkruan në motivacionin e Presidentin Rugova për ta dekoruar zotin Engll.

Thank You, Congressman Engel,

Falënderime dhe mirënjohje përgjithmonë, z. Engel!

Image
Image
Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat