Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jorg Rohde, ka njoftuar se të gjithë ata që duan të udhëtojnë nga Kosova për në Gjermani, duhet të regjistrohen online.
Me hyrjen e tyre në shtetin gjerman, ata duhet të i nënshtrohen një karantinimi të detyruar 10 ditor.
“Njoftim i ri për COVID-19: Informacionet momentale për udhëtim nga Kosova në Gjermani: Nga sot, testet janë të obligueshme kur hyni në Gjermani, para se të hyni, obligoheni të regjistroheni në mënyrë elektronike.
Pasi të hyni ju pret 10 ditë karantinë”.