Top Channel ka publikuar foton e shqiptarit të vrarë mbrëmjen e djeshme në Athinë, Edmond Llangozi ku u plagosën dhe dy djemtë e tij si dhe një kamariere.
Sipas mediave greke, djemtë Anxhelo dhe Mihal Llangozi janë në gjendje të rëndë në spital.
Sipas dëshmive të bëra në polici nga bashkëshortja e viktimës dhe autorit, sherri ka nisur për një mosmarrëveshjeje për një borxh financiar.

Ndërkohë mediat greke shkruajnë se është identifikuar autori i kësaj masakre, ai është një 54-vjeçar i cili fillimisht është konfliktuar fizikisht me viktimën dhe më pas ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar.
Mediat greke citojnë një oficer të forcave speciale tha se autori i masakrës së djeshme kishte për qëllim që të vriste të gjithë familjen para tij.