"Grup i Intelektualëve nga Mërgata“, (GIM), i posa formuar nga vende të ndryshme të Botës, përkrahë Listën e Përbashkët Vjosa-Albini ! INICIATIVA „GUXO“, KOALICIONI I SHPRESËS !
GIM-i, fton të gjithë qytetarët, shtetas të Kosovës, me të drejtë vote, me qëndrim në Mërgata ( në vende të ndryshme të Evropës dhe Botës) të mobilizohen për votim!
GIM-i, fton shtetasit e Kosovës, të shfrytëzojnë të drejtën demokratike dhe t'i votojnë individët e pa korruptuar, atdhetarë, intelektualë dhe punëtorë, në mënyrë që ti kthehet dinjiteti qytetarit të Republikës së Kosovës, si dhe të krijohen kushtet pë zhvillim ekonomik dhe prosperitet.
GIM-i, kërkon anulimin e vendimit të KQZ-së, që vota e mërgimtarit të verifikohet përmes telefonit. Kjo është antikushtetuese, anakronike dhe nënçmuese. Në asnjërin vend në botë nuk ka metodë të tillë !
Në emër të grupit të intelektualëve në mërgatë
Major, Nazif Ramabaja