Shtohen edhe dy të dyshuar për vrasjen e çiftit Pasho në Itali.
Sipas gazetës Corriere, bëhet fjalë për Taulant Pashon, djalin 33-vjeçar të çiftit shqiptar.
Po ashtu nën hetim është edhe Denis Kalesha, vëllai 32-vjeçar i Elona Kaleshës, i vetmi person i arrestuar për ngjarjen e rëndë.
Sipas medieve italiane, pritet që të ketë një krahasim të profilit gjenetik të dy të dyshuarve me gjurmët e gjakut që janë gjendur në vendin e ngjarjes.
36-vjeçarja Elona Kalesha është aktualisht në burg prej një muaji. Ajo akuzohet për vrasjen e Shpëtim dhe Teuta Pashos.
Dyshohet se shkak për krimin e rëndë është bërë një shumë prej 40 mijë eurosh që e mbante Shpëtimi për djalin e tij.
Pas arrestimit të Elonës, prokuroria ngriti dyshimet se ajo nuk mund të kishte vepruar e vetme.