Remzi Basha pos që është njeri nder themeluesit e LDK-së në Suedi i cili plot tri dekada jeton dhe vepron atje , ai mban postin , nenkryetar dege të LDk-së ,pra në Suedi është dhe nenkryetar i Shoqaëts së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptar " Papa Klementi i XI-të Alban " , në Suedi.
Ky emer i njohur që nga bankat e shkolles fillore për çështje kombetare, për Kosovën Republik dhe ëndrra e tij shekullore , Bashkimin me Shqiperi , u detyrua ta lëshoi vendlindjen në vitet 90-ta sepse ishte i kërkuar në atë kohë nga hordhit barbare sllavo-serbe, ku Remzi Basha me familjen e tij shkoi ne Suedi , ku atje punon e vepron , cdo herë pa u ndalur për Atdheun e tij. Z. Basha me kilometra të tëra edhe naten e diten, në shi e bor në ngrica e acare nuk u ndal deri sa Kosova e fitoi Lirinë e shumë pritur.
Ky njeri i vlerave si fillorist në letrat e bardha filloi të shkrua poezi,proz,ese e tregime, ai i kendonte me vargjet e tija mjeshtërisht të thurura per Kosoven,Shqiperin, Iliriden e Camërin, për të gjitha trojet shqiptare. sot ai ka mbi 50-të , titujsh libra të botuar. Librat e të ndriturit ,z.Bash jo që lexohen në të gjitha trojet shqiptare, por vargu dhe tregimi i tij lexohet edhe andej pertej Oqeanit, andej në Ameriken e Australin e larget. Ky krijues i letrave shqipe si njeri i çështjes kombetare dhe i vargut , tani më emri i tij është i njohur në tërë ruzullin e globit toksor.
Per 15 vjetorin e vdekjes se kolosit tone kombetar , presidentit historik ,dr.Ibrahim rugova , ai e perkujtoj me nje shkrim dhe me dy poezi duke na sjellur per botim edhe ne Kombetaren Bota Sot . Veprimtarit dhe poetit tone te mirnjohur remzi Bashes i urojm shendet dhe jete te gjate,Zoti te bekoft ty,familjen tuaj dhe e gjithe kombin e Arberit,
President, u bene 15 vite pa ty, shkove në një kohë me acar, dhe Zoti të mori pa na pyetur neve, sepse po të na pyeste, kurrë nuk do t’ia jepnim, njeriun i cili me filozofinë e tij të rrallë, na shpëtoi nga laku i gjakpirësve, të cilin si gjarpër shkretire e bartëm si popull për më shumë se një shekull..dhe, Ibra ynë, iku në përjetësi pa e hequr shallin historik nga qafa e tij, të cilin e mbante si simbolikë të atij gjarpri helmues..!!
Ibrahim Rugova, ky burrë i madh i Kosovës dhe i shqiptarisë, ndërtoi filozofinë e mëvetësisë- pavarësisë dhe krahas saj ndërtoi ura të forta të miqësisë me vendet më të fuqishme të botës, miqësi të cilën po e gëzojmë sot, por mjerisht që sot në masë të madhe na e kanë zbehur ata të cilët nuk ia ditën kurrë rëndësinë, as miqësisë, as përkrahjes, as bashkëpunimit me miqtë tanë, pa të cilën vështirë se sot do ta kishim lirinë dhe shtetin tonë të pavarur..!
Një njeri i urtë, lbrahim Rugova. Gjithnjë i buzëqeshur. Edhe në çastet më të vështira të stuhive që përpinin Kosovën me falangat fashiste të armatës serbe. Kurrë nuk ua kthente goditjet e rënda që merrte nga ata që ia kthenin shpinën, duke mos besuar në filozofinë dhe platformën politike të tij. Në çastet më të vështira e linin vetëm. Por Rugovës i mbeti besnik gjithë populli i Kosovës. U pa nga të gjithë se programi politik i Rugovës shërbeu si bazë e fortë për një opsion të ri të filozofisë politike, që për tridhjetë vjetët e shkuara e deri në ditët e sotme, do të ndërtohet si trase për realizimin e pavarësisë së Kosovës.
Ibrahim Rugova, ndërtoi frymën pacifiste, siç e quajtën atë disa kundërshtarë të tij, por ajo ishte politika më e matur dhe më aktive që kanë pasur ndonjëherë shqiptarët në raportet e tyre me armikun shekullor..!
Rugova fliste pak dhe shkurt. Ai e shndërroi në sentencë fjalinë “Pavarësi për Kosovën”. Pikë. A nuk ngërthen kjo fjali tërë përpjekjen shekullore të shqiptarëve për liri?
Liria e shqiptarëve, thoshte Rugova para liderëve botërorë, do ta qetësonte regjionin e Ballkanit dhe më gjerë. Kjo është filozofi politike që zbërthehet fare lehtë: derisa një popull është i robëruar, në atë vend nuk do të ketë qetësi, do të ketë luftëra permanente, pa marrë parasysh kush i shkakton, viktima apo xhelati.
Fryma e tij, që sot aty këtu quhet Rugovizmi ishte por edhe tash është një frymë që krijon besim dhe mirëkuptim midis shqiptarëve, është politikë që ofron dhe mobilizon të gjithë ata që e duan Kosovën demokratike, të zhvilluar, të emancipuar, të pa kurrupsion dhe nepotizëm, si një shtet sovran dhe faktor kyç në Ballkan. Si shtet dhe shoqëri me një politikë aktive ndërkombëtare, e cila nuk bën kompromise në dëm të interesave nacionale të vendit, pra një vend stabil dhe me qëndrushmëri ekonomike, ku qytetarët e saj do ndjehen krenarë edhe si qytetar të Evropës së bashkuar..!
I përjetshëm qoftë kujtimi ynë për Dr. Ibrahim Rugovën..!
---------------------------------------------------------------------
7 thënie të Ibrahim Rugovës
1 “Arti është si jeta, secili e gjen kuptimin e saj për vete,”
2. “…kuçedra e Anadollit na gëlltiti ç’patëm. Po ajo mori shumëçka, gati na zhbiu, por s’mund të na marrë atë më të vlefshmen, më madhështoren – fuqinë, trimërinë që i çoi në këmbë prore shpirtrat tanë të djegur për tokën e stërgjyshërve.”
3. “Kokën mund të ma ndërrojnë, por mendimin kurrë”
4. “Është rrezik kur cilido religjion fillon të bëhet politikë”
5. “…pushteti i mirë i dëgjon intelektualët e vërtetë, të cilët udhëhiqen nga ideja universale e progresit njerëzor.”
6. “Nuk mund të merrem me letërsi kur shoh se nëpër rrugë vdesin njerëzit e mi.
7. “Shqiptarët nuk i bashkon vetëm feja apo ideologjia. Qysh në shekullin e nëntëmbëdhjetë, në kohën e Rilindjes kombëtare, gjuha, kultura dhe tradita ishin elemente lidhëse kombëtare, kurse feja nuk ishte forca absolute e bashkimit.”
Ibrahim Rugovës
Vjen një zë nga kohë e shkuar
E përcjell e mbarë Kosova.
Për një diell të pashaur
Rron mes nesh Ibrahim Rugova.
Vjen një zë ku ngrohet pragu
Si një zjarr që kurrë s’shuhet.
Fjalë e tij si shtizë bajraku
Shall të bukur mban në supe.
Ulen malet nënë gjunjë
Lulon lulja në lëndina.
Nëpër shpate, nëpër udhë
Fjalë e tij asht si kaltrina.
Jo, s’hesht varri në Prishtinë
Me nderim kujton Kosova
Fjalë e tij na sokëllin.
Sa dëgjon për të dhe bota.
Kur të rriten djem e çika
Ëndrra jonë kurrë s’thahet.
Se kjo tokë rrit veç lisa
Nëpër trojet fitimtare.
Ibrahim Rugova
per kosove e shqiperi
trupi tu tret si qiri
mendje ndritur ibrahim rugova
me ty krenohet sot kosova
kur nena kosove lengonte
ibrahimi plage sheronte
me guxim e mencuri
ku kish djale si ai?
me shikim si shqiponje
krahet shtrinte ne rugove
me rugoven qe e rriti
ibrahimi vec e ndriti
vitet shume kane kaluar
tashme prej nesh eshte larguar
prane nesh eshte ibrahimi
zemer bardhe e zemer trimi
pyeste bota me habi
c'eshte ky burre me mencuri?
kjo malesi e rugoves
nje djalle te rralle i dha kosoves.
se kosova lindi trima
qe si mposhti as vetetima
se kosova trima lindi
si president ibrahimi.
