Kufoma e një shqiptar është gjetur dje në ishullin Paro të Greqisë, ndërsa mediat greke raportojnë se bëhet fjalë për një person të moshës rreth 35-45 vjeç.
Kufoma u gjet nga disa alpinistë gjatë shëtitjes së tyre, të cilët më pas njoftuan menjëherë policinë dhe zjarrfikësit.
Kufoma ishte me shkallë të lartë dekompozimi dhe u gjet në zonën e Agio Anargiron.
Policia greke po vijon ekspertizën mjeko-ligjore për të përcaktuar nëse shqiptari është vrarë apo ka rënë nga ndonjë lartësi.