Mësohen detaje të reja nga vrasja e një gruaje shqiptare në Itali.
47 vjeçarja që shihni në foto është goditur për vdekje në komunën San Giuliano Milanese në provincën e Milanos.
Ngjarja ka ndodhur në një rrugë provinciale që lidh këtë komunë me komunën Melegnano, rreth orës 13.00 të ditës së sotme ( e dielë 7 shkrut 2021).
Shqiptarja 47 vjeçare, e identifikuar me emrin Luljeta Heshta, punonte si prostitutë, kishte leje të rregullt qëndrimi në Itali e ishte me precedentë penalë.
Sipas dëshmitarëve ajo është goditur nga një mashkull i veshur me rroba të zeza që menjëherë pas krimit është larguar me shpejtësi.
Viktima është goditur 5 herë me thikë duke marrë dy plagë në kurriz e tre në këmbë.
47 vjeçarja shqiptare është shoqëruar menjëherë në urgjencën e spitalit Humanitas di Rozzano, ku ka ndërruar jetë.
Auotoritetet policore milaneze po hetojnë mbi ngjarjen e kanë shpallur në kërkim autorin e këtij krimi.