E nderuara familja Bahtiri,
I nderuar miku ynë, Prof, Fetah Bahtiri,
Të nderuar miq,
Me pikëllim të thellë sot mora lajmin për vdekjen e Prof. Rizah Bahtirit, një veteran i arsimit shqip në Kosovë. Profesor Rizahi ishte një patriot, një personalitet i shquar, një mësimdhënës i dëshmuar, përkrahës i madh i Presidentit Ibrahim Rugova. Vepra e tij do të mbetet gjatë në kujtesën e shumë gjeneratave.
Prof. Rizah Bahtiri, është vëllai i prof. Fetah Bahtirit, njëri ndër themeluesit e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani” Suedi. Shoqata jonë kishte përkrahjen edhe të Prof. Rizah Bahtirit, i cili merrte pjesë shpesh në përurimet e librave në Kosovë. Sëmundja e rëndë e largoi atë nga kjo jetë, por veprat e tij asnjëherë nuk do të harrohen.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për Prof. Rizah Bahtirin dhe veprën e tij të ndritur!
Hysen Ibrahimi, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, Suedi.
Ängelholm, 8 shkurt 2021