Mediat italiane kanë publikuar të tjera detaje në lidhje me vrasjen e prostitutës shqiptare, 47-vjeçares Luljeta Heshta.
Ajo u qëllua për vdekje me thikë të dielën në Pedriano di San Giuliano në Milano, ndërsa në pranga u vu partneri i saj, 42-vjeçari shqiptar, Alfred Kipe.
Momenti i vrasjes është parë nga të paktën dy dëshmitarë, të cilët kanë rrëfyer se ai e kishte goditur fillimisht gruan me grushte e shqelma, e më pas e qëlloi me thikë duke e lënë të vdekur.
Në një video të publikuar, ai shihet teksa largohet qetësisht nga vendi i krimit. Megjithatë, në policia ai ka mohuar autorësinë e krimit.