Osman Shapfataj, babai shqiptar i cili vrau vajzën e tij dhe dhëndrin të tij në Australi në vitin 2019 është shpallur fajtor për këtë ngjarje. Sipas Mail Australia, Shapfataj u shpall fajtor për vrasjen e dyfishtë nga autoritetet në Melbourne.
Ngjarja ndodhi në mëngjesin e 31 dhjetorit të 2019-ës ku babai vrau vajzën dhe dhëndrin e tij sapo ata po hynin në shtëpi. Vajza e tij Lindita, 25 vjeç vdiq në vend, ndërsa Vetoni, 29 vjeç, vdiq të nesërmen në spital.
Çifti sapo ishte kthyer nga një udhëtim i shkurtër duke festuar përvjetorin e tyre të parë të martesës, ku pas një sherri mes tyre ai i ka qëlluar të dy e më pas edhe veten.
Kujtojmë se shqiptari nga Kosova i cili jetonte prej disa vitesh në Melbourne, pas një sherri në familje vrau me armë zjarri të bijën dhe dhëndrin, ndërsa më pas tentoi vetëvrasjen, por mbeti i plagosur rëndë.
Sipas mediave australiane, bazuar te dëshmitë e të afërmeve të familjes, Lindita Musai pas martesës ishte përpjekur të fillonte një jetë të re larg babait të saj, por ai nuk e pranonte një fakt të tillë dhe ishte kundër largimit të saj nga shtëpia duke i ekzekutuar. Një anëtar i familjes, i cili dëshironte të mbetej anonim, tha që vajza kishte kaluar një periudhë të vështirë nga i ati për shkak të formimit të tij.