Varianti i ri i koronavirusit i ka marrë jetën një shqiptari në Britaninë e Madhe.
Viktima është 48-vjeçari Kujtim Kadiu nga Burreli, i cili vetëm 8 ditë më parë kishte humbur të atin për shkak të virusit.
Kadiu mësohet se u varros në Londër të mërkurën, aty ku edhe banonte. Ai kishte rënë në kontakt për herë të parë me virusin 3 muaj më parë dhe ja kishte dalë me sukses.
Por së fundi ai u ri-infektua me mutacionin e ri britanik të koronavirusit dhe për fat të keq humbi jetën vetëm tre ditë pas ri-infektimit.
I ati i vdiq 8 ditë më parë nga virusi në qytetin e Burrelit dhe 48-vjeçari nuk mundi të ishte në varrim për shkak të karantinës së rreptë në Angli.