Frikë në rrugë në Torino.
Një studente 20-vjeçare me origjinë greke ndodhet në spital në rrezik për jetën, pasi është plagosur me thikë në gjoks, bark e qafë nga ish i dashuri.
Autori i sulmit, një 27-vjeçar shqiptar, është arrestuar nga karabinierët.
Akti i rëndë ndodhi mbrëmë në rrugë në lagjen San Salvario.
Disa kalimtarë patën ngjarjen dhe njoftuan karabinierët, të cilët e kapën autorin në afërsi të vendngjarjes, duke gjetur edhe armën e krimit.
20-vjeçarja u sulmua afër vendit ku banonte.