Një burrë me origjinë shqiptare u godit disa herë me thikë në mes të ditës në kryeqendrën e Barcelonës.
Ngjarja u regjistrua në rrugën “Consolat del Mar” mesditën e së premtes.
Viktima, një shtetas shqiptar, u trajtua shpejt nga agjentët e Gardës, deri në mbërritjen e shërbimeve mjekësore.
Më pas një ekip mjekësor ishte në gjendje të stabilizonte të plagosurin në vendin e plagosjes dhe më pas u transferua në një qendër shëndetësore aty pranë për shërimin e tij.
Policia ende nuk i di arsyet e goditjes me thikë. Për momentin, nuk ka pasur arrestime, por policia rajonale ka hapur një hetim për të sqaruar rrethanat.