Lidhja Demokratike e Kosovës
Kryetar Lumir Abdixhiku
I nderuari Kryetar i posazgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Lumir Abdixhiku!
Më lejoni që në emër të Kryesisë së Degës së LDK-së në Suedi, të ju uroj zgjedhjen në krye të LDK-së, duke ju dëshiruar shëndet dhe mbarësi në udhëheqejen e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Vizioni Juaj për funkcionimin dhe organizmin e LDK-së si Parti e Qenndrës së Djathtë dhe prioritet e LDK-së si për partneritet me SHBA-të dhe orjentimin Veriatlantik të Kosovës janë shpresëdhënëse për të ardhmen e LDK-së dhe Kosovës në përgjithësi.
Fjala e Juaj sot, se Ju do të vazhdoni të udhëhqni me vizionin dhe filozifinë politike të Presidentit Historik dr. Ibahim Rugova, ne si veprimtarë dhe zëdhënës të LDK-së në këtë vend skandinav, na bë të jemi krahë jush në cdo veprim tuajin në interes të LDK-së dhe demokratizimin dhe zhvillimin e Kosovës.
Ju urojmë punë të mbarë dhe jemi gjithmonë të gatshëm për bashkëpunim dhe respektimin e vendimeve të organeve të LDK-së!
Me respekt
Qibrije Hoxha, Kryetare e Degës së LDK-së në Suedi.