Hipën mbi çati për të shpëtuar por pa sukses, arrestohet 28-vjeçari shqiptar në Itali

Diaspora

Hipën mbi çati për të shpëtuar por pa sukses, arrestohet 28-vjeçari shqiptar në Itali

Më: 17 mars 2021 Në ora: 19:44
Policia italiane

CV të pasur penale dhe një dënim me burg, dhënë nga gjykata e Ferrara.

Ky është 28-vjeçari shqiptar, i arrestuar nga agjentët e policisë në Parma.

Mesnatën dhe së dielës dhe të hënës policët bënë një kontroll në një hotel në qytetin emilian dhe 28-vjeçari, për t’iu shmangur kontrollit, u përpoq të shpëtonte duke u ngjitur në çati.

Megjithatë, agjentët e ndoqën dhe më pas arrestuan.

Shqiptari, i ngarkuar me precedentë policorë për tregtinë e drogës, ishte dëbuar nga Italia me urdhër për të mos u kthyer për dhjetë vjet në territorin e apenin, shkruajnë mediat italiane.

Edhe pse kishte një dënim për të shlyer, shqiptari kishte arritur ti shpëtonte për disa kohë autoriteteve italiane, të cilat nuk e bëjnë të ditur identitetin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat