Aksident tragjik në Spanjë: Shqiptari gjendet i masakruar në makinë

Diaspora

Aksident tragjik në Spanjë: Shqiptari gjendet i masakruar në makinë

Më: 19 mars 2021 Në ora: 21:36
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë është regjistruar në Spanjë, ku njëri nga dy viktimat është shqiptar. Ngjarja ndodhi në dalje të Los Narejos drejt Kartagjenës në Spanjë në orën 5 të mëngjesit. Mediat spanjolle raportojnë se i plagosur ka mbetur dhe një 33-vjeçar, ndërsa në aksident janë përfshirë dy makina.

Ndërkohë që mister mbetet fakti se dy viktimat gjetur pa rroba në trup dhe njërit prej tyre i ishte prerë koka. Po ashtu mësohet se viktimat janë të moshave 24-vjeçare, shqiptari dhe një rumun, ndërkohë që nuk dihet identiteti i tyre.

Një ndër hipotezat e hetuesve të çështjes është fakti se një prej makinave mund të ketë pësuar defekt në rrugë, ndërsa drejtuesi dhe shoferi kanë dalë jashtë dhe janë përplasur nga një mjet tjetër.

Po ashtu nuk përjashtohet dhe një tjetër pistë, për faktin se pse viktimat ishin të zhveshura, ndërkohë që ka dyshime se ngjarja mund të ketë lidhje me krimin e organizuar. Do të jetë autopsia ajo që do të çojë në zbulimin e shkakut të vdekjes së dy të rinjve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat