Bie në pranga një shqiptar në Itali, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj partneres së Tij.
Bëhet fjalë për një 29-vjeçar në Trentino, i akuzuar për grabitje, dhunë dhe posedim lëndësh narkotike.
Sipas mediave italiane, i riu shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, i kishte kërkuar partneres së tij telefonin për t’ia kontrolluar, por ajo kishte refuzuar.
Kjo bëri që shqiptari të ushtronte dhunë mbi të, duke e goditur barbarisht me shkelma e grushte.
Gruaja arriti të ikte me vrap dhe të strehohej në shtëpinë e një shoku, por shqiptari e ka ndjekur mbrapa dhe madje ka qëndruara para derës së shtëpisë, duke pritur që ajo të dilte.
Ajo njoftoi më pas policinë, të cilët qetësuan situatën, e dërguan gruan në spital, ndërsa shqiptarin në shtëpi.
Por pasi mbërritën aty, ata gjetën mbetje hashashi dhe marijuane të shpërndarë kudo dhe pas kontrollit atij iu gjet 250 gramë marihuanë.