Policia italiane ka vendosur në pranga një këngëtar shqiptar, 24-vjeç.
Mediat përtej Adriatikut bëjnë me dije se shqiptari i arrestuar njihej me emrin e artit Klinto.
Gjatë kontrolleve në studion e tij muzikore, në afërsi të Stteponti, policia ka gjetur 22 gramë kokainë 17 hashash, 14 marijuanë si dhe 65 gram manitol.
Klinton në kanalin e tij në Youtube, ka katër mijë abonentë dhe disa nga videot e tij kanë kaluar 150 mijë shikime.
Policia bën me dije se Klinton e përdorte studion si vend për të shitur drogë.
Sakaq, policia, njofton se 24-vjeçari aktualisht ndodhet në arrest shtëpiak.