Autoritetet e Antimafias e Antidrogës Italiane kanë ekzekutuar operacionin e koduar Fontego i cili ka çuar në shkatërrimin e një grupi trafikantësh shqiptarë me veprim në qëdrën historike të qytetit të Venezias.
Në masë arrestimi janë vënë 13 shqiptarë të akuzuar për trafik kokaine.
Trafikantët shqiptarë vepronin në qëndrën histroike të Venezias duke shfrytëzuar punësimin e tyre si punëtorë të thjeshtë për të lëvizuar të pashqetësuar në kanalin e Venezias.
Hetimet zbardhën se grupi i trafikantësh ishte i strukturuar mirë me organizim piramidal në disa nievele.
Kokaina shpërndahej në bazë të një rrjeti të mirëstruktururar i përbërë nga apartamente, automjete, mjete komunikimi, korrierë të vegjël e të mëdhenj, konsumatorë, etj.
Operacioni Fontego coi në sekuestrimin e 3 kg kokainë e 1 kg e gjysëm marijuanë.