Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë ka njoftuar qytetarët se për shkak të masave të reja kundër përhapjes së virusit Covid-19 të ndërmarra nga qyteti i Vjenës dhe landeve Austria e Ulët, Burgenland si dhe me rastin e festës se Pashkëve, nga data 1 deri më 11 Prill 2021, shërbimet konsullore do të ofrohen vetëm për raste emergjente.
Përmes një njoftimi, Ambasada ka dhënë edhe numrat në të cilar mund të lajmërohen qytetarët për raste emergjente.
Njoftimi i plotë:
Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë njofton qytetarët se për shkak të masave të reja kundër përhapjes së virusit Covid-19 të ndërmarra nga qyteti i Vjenës dhe landeve Austria e Ulët, Burgenland si dhe me rastin e festës se Pashkëve, nga data 1 deri më 11 Prill 2021, shërbimet konsullore do të ofrohen vetëm për raste emergjente.
Luteni që për raste emergjente të lajmëroheni në numrat si vijojnë:
Tel: +43 6642233409 dhe +43 6767861865
E-mail: [email protected]
Për më shumë informacione lidhur me masat e reja, mund të klikoni në vegëzën e mëposhtme:
https://www.ris.bka.gv.at/GeltendeFassung.ëxe...
Urime festën dhe ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj!
Ambasada e Republikës Kosovës në Vjenë