Pse nga mërgimtarët investimet për RK-së janë të mira e votat e këqija?!

Diaspora

Pse nga mërgimtarët investimet për RK-së janë të mira e votat e këqija?!

Nga: Sami Arifi Më: 3 prill 2021 Në ora: 15:40
Sami Arifi

Do të jemi në hulaqë gjithmonë me termet, deri sa të kemi horra pleq në shtet.

-Te shtetet demokratike, çdo kund në Botë, e drejta elementare për çdo qytetarë është e garantuar me ligj për të votuar dhe pët t’u votuar. Kjo e drejtë është e rregulluar dhe e garantuar me ligj edhe për qytetarët e tyre që gjenden në mërgatë.

-RK-ës ka përjetuar rast tragjikë, në proqeset e këtilla, të së drejtës për të votuar dhe për t’u votuar, pa i përmendur rastet kriminale e korruptive që janë bërë në këtë fushë.

-Qytetarët e RK-ës nuk ishin legjitim për ca kohë për të votuar, sepse, vota e tyre nuk u respektuar, madje, vota e tyre ishte bërë vjedhje industriale. Së fundi vota e tyre u bë edhe trafikim i vjedhjes përmes komisionerëve përbrenda partive të tyre.

-Afër shtatë viteve me radhë ishte përmendur ligji për të drejtën e mërgimtarëve për të votuar duke thënë me tërë gojën se mërgata bënë investime të mëdha në RK-ës, por, që deri më tani asnjëherë nuk u aprovua në PRK-ës një ligj i këtillë.

-Mërgimtarët shpenzuan me qindra e mijra evro për të votuar për shtetin e tyre, madje ata rrezikuan edhe vendin e punës së tyre, por, atyre iu refuzua vota e tyre si e pavlerë.

-RK-ës ka me se 40% të popullatës në mërgatë, e cila popullat është mjaft vitale në vendet ku jetojnë dhe punojnë. Ata kanë bërë interesime të jashtëzakonshëme për të krijuar shtetin ligjor në atdheun e tyre përmes votës së lirë.

-Mërgimtarët e RK-ës marrin pjesë me qindra e mijëra qytetar në vorime për vendin e tyre, megjithatë 50% votat e tyre shpallen të pavleshme, krejtë kjo në mungesë të ligjit të paaptovuar në PRK-ës për votimin e mërgimtarëve, e cila mungesë u jep hapësirë ca horrave të korruptuar për t’i manipuluar votatë duke i shpallë të pavleshme.

-Ligji për të votuar mërgimtarët është i vonuar, madje, qe 21 vite, përderisa investimet e tyre ishin të mirëseardhura në zhvillimin e atdheut të tyre qe 21 vite me radhë!...

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat