Guardia di Finanza arrestoi një shqiptar në Itali me 17 kg kokainë. Operacioni u zhvillua në Bolonja.
Policia i kërkoi shqiptarit që të ndalonte për ta kontrolluar pasi kishte dyshime mbi targën e makinës, por ai e injoroi urdhrin duke u larguar me shpejtësi.
Efektivët e Guardia di Finanza-s iu vendosën në ndjekje, ndërsa pas disa manovrave shqiptari përfundoi duke përplasur 2 makina në një qendër tregtare.
Policia arrestoi shqiptarin kurse nga kontrolli i makinës u gjetën dhe sekuestruan 17 kg kokainë, e cila ishte e ndarë në 16 pako.