Ditë më parë është bërë konfirmimi për sjelljen e 95 mijë dozave të vaksinave në Kosovë, që u bë nga presidentja e Bashkimit Evropian, Ursula Von Der Leyen, kjo është edhe meritë e punës dhe angazhimit të Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë (AMFE).
Mjekja shqiptare në Gjermani, Aurora Dollenberg, është kryetarja e kësaj Federate të Mjekëve Shqiptarë në Evropë.
Kjo është shoqata e parë e regjistruar në Gjermani, në qytetin Braunschweig dhe e vetmja e cila vepron në nivel evropian.
Në emisonin “Rrëfim Suksesi” Aurora si kryetare e federatës tregon për regjistrimin dhe funksionimin e kësaj federate, e cila ka bashkuar mantelbardhët shqiptarë anë e kënd globit
Federate kjo e cila pa asnjë përfitim, ka dhënë një kontribut të madh sidomos gjatë periudhës së pandemisë.
Për Federatën e Mjekëve Shqiptarë në Evropë, më e rëndësishme se çdo gjë tjetër, është ruajtja e shëndetit të qytetarëve dhe familjeve të tyre në Kosovë Shqipëri dhe Maqedoni.
Ndryshe Federata e Mjekëve Shqiptarë në Evropë vazhdon të kontribuojë me qëllimin për ta mbajtur botën të sigurt dhe për t’i shërbyer të gjithë shqiptarëve kudo në Evropë.