Autoritetet italiane kanë arrestuar një 25-vjeçar shqiptar, pasi akuzohet për trafik kokaine dhe heroine në doza të vogla.
Sipas mediave italiane, arrestimi i shqiptarit u bë mbrëmjen e djeshme në Termoli, ndërsa vet i riu banonte në Molise.
Në momentin e ndërhyrjes nga policia, shqiptari u kap me 50 gram kokaine dhe heroine. Ndërsa pas kontrollit në banesën e shqiptarit, policia gjeti edhe materiale, me të cilat paketohej lënda narkotike.
Shqiptari i arrestuari iu dorëzua autoriteteve italiane për veprime të mëtejshme.