Dy shqiptarë u kapën me 18 mijë paund në një stacion shërbimi Guent, në Angli, pasi kishin udhëtuar nga Birmingham në Uellsin Jugor për të marrë paratë e drogës.
Durim Mytro, 48 vjeç dhe Geni Dragjoshi, 34 vjeç, u punësuan si korrierë dhe u arrestuan në Raglan.
Ata ishin duke u kthyer për në Uest Midlands pasi morën një pako parash në Cardiff të gjeneruar nga fabrikat e kanabisit.
Më herët, gjatë vitit 2018 ata ishin dënuar për pastrim parash dhe bënë 12 muaj burg.
Avokati Graeme Logan, i cili përfaqësoi në gjyq Mytron, tha se klienti i tij ishte i papunë edhe pse kishte jetuar në Birmingham për 16 vjet dhe kishte punuar më parë si kopshtar dhe roje sigurie.
Avokati Steffan Bisson tha për Dragjoshin se ishte azilkërkues në Angli. Por në fund gjykata i la në burg.