Autoritetet britanike janë duke hetuar për vrasjen me thikë të shqiptarit, Armend Xhika në rrugët e Sheffieldit rreth një javë më parë.
Fillimisht u ndaluan 5 persona, si të dyshuar që kishin djeni për ngjarjen, por më pas ata u lanë të lirë, pasi nuk kishte asnjë provë.
“Hetimet janë duke vazhduar për të përcaktuar shkakun e vrasjes dhe kush ishin të përfshirë në këtë ngjarje”, tha policia.
22-vjeçari, Xhika ishte një emigrant i paligjshëm. Ai fillimisht mbeti i plagosur, ndërsa pas dërgimit në spital nuk arriti t’i mbijetonte plagëve.
Autoritetet bëjnë thirrje se kushdo që ka informacion duhet të telefonojë në Policinë.