Shqiptarja Ermalda Arapi, 38-vjeç, është gjetur pas 2 javësh e zhdukur në Greqi.
Sipas mediave të huaja 38-vjeçarja, e cila ishte zhdukur nga familja më 18 Maj, pa lënë asnjë gjurmë, është gjetur shëndoshë e mirë dhe tashmë ndodhet pranë të afërmve të saj.
Ajo humbi kontaktet me familjarët më 18 maj në zonën e Gizit në Athinë teksa autoritetet greke po e kërkonin.
Ndërkohë familja e saj, e cila kishte denoncuar zhdukjen e saj, në polici thanë se jeta e saj mund të jetë në rrezik.