Nëna e 34-vjeçarit shqiptar që u ekzekutua pasditen e sotme me 8 plumba në kokë ka shpërthyer në lot pasi ka marrë vesh lajmin e vdekjes së të birit.
Në pamjet e publikuara nga mediat greke, nëna e shqiptarit shihet në vendin e krimit, teksa dhe vajton me zë të lartë.
“Çfarë të bënë o bir, o dashuri e nënës…!”– thotë ajo ndër të tjera.
Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme ku shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet ende i ditur është ekzekutuar me 8 plumba teksa po pinte kafe. Sipas mediave greke, shqiptari ishte i përfshirë në trafik droge dhe vrasja dyshohet se është bërë për larje hesapesh.