Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 34-vjeçarit shqiptar, Aristidis Pappas, i cili u ekzekutua, ditën e djeshme me 8 plumba në kokë teksa pinte kafe në një lokal të Athinës.
Sipas mediave të huaja, “Aris” person me precedent të theksuar kriminal duke përfshirë trafik droge, grabitje, vjedhje dhe i akuzuar për disa vrasje, dyshohet se është se ishte i përfshirë në atentatin ndaj gazetarit të kronikës së zezë, Giorgos Karaivaz.
Ky i fundit, u ekzekutua disa muaj më parë pasi kishte dalë nga një emision televiziv, fare pranë banesë së tij.
“Në fakt, informacioni i minutës së fundit flet se si viktima mund të jetë përfshirë në vrasjen e gazetarit Karaivaz. Nëse ky informacion është i vërtetë, atëherë është e mundur që disa njerëz kanë dashur ta mbyllin gojën,” shkruajnë mediat greke.
Si ndodhi ngjarja?
Ngjarja e rëndë ndohi një ditë më parë, në lagjen “Sepolia” ku autori hyri në kafene dhe qëlloi shqiptarin 8 herë me armë zjarri dhe më pas u largua me taksi. Plumbat në kokë rezultuan fatale duke i marrë edhe jetën.
34-vjeçari ka qenë shënjestër e katër atentateve më parë dhe gjithmonë qarkullonte me armë me vete dhe antiplumb.
Pista kryesore e hetimit është ajo e larje të hesapeve mes bandave të trafikut të drogës në qendër të Athinës.