Policia e shtetit ka përmbyllur me sukses një operacion në goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e mashtirmit kompjuterik.
Pas një periudhe 4-vjeçare, në lidhje me kallëzimin e marrë në vitin 2017 nga një kompani shqiptare, për veprën penale “Mashtrim kompjuterik”, duke qenë se ishte mashtruar për blerjen e një pajisjeje nëpërmjet internetit. Policia Gjermane ka bërë të mundur arrestimin e tij.
Rumuni ka përfituar një shumë të dokumentuar prej 426.577 euro, në 26 raste, por nuk përjashtohet fakti që ky shtetas të ketë përfituar më shumë duke qenë se e ka filluar aktivitetin kriminal që në vitin 2013.
Dyshohet se ka përdorur 11 identitete të rreme.