Autoritetet italiane kanë arrestuar një 32-vjeçar shqiptar, i cili u kap me një sasi prej 6 kg kokainë, që po e transportonte me makinë.
Sipas mediave italiane, shqiptari u arrestua në zonën “Corso Moncalieri” në Torino, gjatë një kontrolli rutinë nga ana e policisë.
Nervozizmi i të riut shqiptar ka bërë që policia të dyshojë, duke vijuar kontrollet më të hollësishme dhe me pas gjeti në makinë sasinë e drogës. Lënda narkotike ishte fshehur në qese dhe mbante të stampuar logon e markës së njohur “Prada”.
Sipas autoriteteve, nëse droga do të hidhej në treg, vlera e saj do të ishte rreth 500 mijë euro.
Tashmë raportohet se 32-vjeçari, emri i të cilit nuk është identifikuar është arrestuar nga Policia, ndërsa gjykata pritet të japë vendimin për të.