Një shqiptar nuk është rikthyer më në burg në Greqi pasi mori lejen e përkohshme për lirim.
38-vjeçari u lirua dhe pasi përfundoi afatin nuk u rikthye për të vijuar dënimin në burgun bujqësor të Kassavetias.
Ai ishte dënuar për vjedhje dhe sot i mbaroi liria.
Por ai nuk është paraqitur në burg dhe është shpallur në kërkim nga autoritetet greke, shkruan lapsi.al.