Vetëm ikja e tij nga vendi i ngjarjes i kishte dhënë mundësi burrit të shmangte vrasjen e mundshme
Policia Federale e Gjermanisë, njësia në Trier, ka ekstraduar të enjten një grua 32-vjeçe, shtetase shqiptare, në Luksemburg.
Policia Federale më tej njofton se kundër gruas në fjalë ishte lëshuar një urdhër arresti Evropian nga Gjykata e Qarkut, e Luksemburgut, në prill të vitit 2021.
Urdhri në fjalë kishte të bënte me dyshimin për tentimvrasje, armëmbajtje pa leje dhe shkelje të Ligjit mbi substancat narkotike.
E dyshuara akuzohet se ka qëlluar një burrë me një armë që e mbante në pronësi të paligjshme.
Ky akt kishte ndodhur në Remich, Luksemburg, në nëntor të vitit 2020, duke i shkaktuar burrit në fjalë lëndime në të dyja këmbët.
Vetëm ikja nga vendi i ngjarjes i kishte dhënë mundësi burrit të shmangte vrasjen e mundshme, përcjell albinfo.ch.
E dyshuara është dorëzuar në pikën kufitare në mes të Gjermanisë dhe Luksemburgut, në Wasserbilligerbrück.