Konjufca në Gjermani zhvilloi  “takim dinjitoz” me Schauble

Diaspora

Konjufca në Gjermani zhvilloi  “takim dinjitoz” me Schauble

Nga: N.Sh Më: 21 qershor 2021 Në ora: 15:18
Glauk Konjufca dhe Ibrahim Islami

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, është duke zhvilluar një vizitë në Gjermani.

Ai në kuadër të kësaj vizite ka takuar kryetarin e Bundestagut, Wolfgang Schauble.

Ky takim i Konjufcës po cilësohet si dinjitoz.

Kështu ka shkruar në Facebook, aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje Ibrahim Islami, i cili ka publikuar edhe një foto me Konjufcën.

“Sot, për herë të parë ndihem krenar me politikanēt e Kosovës!

Pērfaqësim dinjitoz i Galukut në takimin e sotëm me Kryetarin e parlamentit gjerman!

Politikanët e ndershëm dhe patriot na bëjnë të ndihemi krenar gjithë mërgatën shqiptare!”, ka shkruar ai.

Image

Ndryshe, Konjufca po qëndron në Gjermani me ftesë të kryetarit të Parlamentit Gjerman, Wolfgang Schauble, ku do të takohet edhe me zyrtarë të tjerë të shtetit gjerman.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat