Kokainë të Klasit A, dënohet shqiptari në Angli

Diaspora

Kokainë të Klasit A, dënohet shqiptari në Angli

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 22:45
Kokainë

Një shqiptar është dënuar me 15 vjet burg, pasi akuzohet për shpërndarje kokaine dhe pastrim parash.

Sipas mediave britanike, i dënuari është Ervin Patru 43-vjeç. Ai u kap nga policia gjatë një operacioni në dhjetor 2020.

Hetimi filloi pasi oficerët analizuan mesazhet e ndara nga Patru në Encrochat, një platformë e koduar e mesazheve që u përdor kryesisht nga kriminelët dhe u rrëzua pas një hetimi në të gjithë Evropën.

Nën pseudonimin ‘veteranbeer’, Patru shkëmbeu 14,000 rreshta mesazhesh në lidhje me shitjen e kokainës të Klasit A.

U gjetën gjithashtu mesazhe që lidhnin Patru me një arrestim të mëparshëm kur një shtetasi shqiptar iu gjetën katër kilogramë kokainë. e.l

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat