Vdes shqiptari në Itali pasi e zuri pema

Diaspora

Vdes shqiptari në Itali pasi e zuri pema

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 00:02
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një 44-vjeçar shqiptar ndërroi jetë ditën e sotme në Itali.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Pescolanciano, komunë në Isernia në rajonin e Molises.

Mediat italiane shkruajnë që shqiptari ishte pjesë e një kompanie pyjore dhe humbi jetën aksidentalisht gjatë prerjes së pemëve.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes

Pavarësisht ndihmës së shpejtë të punëtorëve të tjerë të kompanisë, shqiptari, identiteti i të cilit nuk jepet nuk arriti që të mbijetonte duke ndërruar jetë si pasojë e plagëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat