Në pyetjen se si do të deklaroheshin si etni të anketuarit nëse do të mbahej regjistrimi i popullsisë në këtë kohë, 45 përqind e qytetarëve do të deklaronin veten si malazezë dhe 30 përqind si serbë, kështu tregon hulumtimi i CEDEM.
Sipas të njëjtit sondazh, 5.7% e popullsisë janë boshnjakë, 4.3 % myslimanëve dhe vetëm 3.8 përqind janë shqiptarëve.
Numri prej vetëm 3.8% popullsi shqiptare sipas këtij hulumtimi tregon një rënie të frikshme të popullatës shqiptare në Mal të Zi krahasuar kjo edhe me regjsitrimin e vitit 2011 ku numri i shqiptarëve ishte 4,91 përqind.
Ky hulumtim është organizuar gjatë muajit qershor dhe pjesë e tij kanë qenë 1015 të anketuar.
Shqiptarët nga Mali i Zi kanë emigruar pothuajse në të gjitha vendet e Europës përëndimore por edhe në të gjitha shtetet në SHBA. Por vetëm një vend, ishulli Staten Island, e cila është një zonë në New York City, ka një numër shumë të lartë shqiptarëve. Gazetari i njohur shqiptar në SHBA, z. Beqir Sina, në një shkrim të tij para tre viteve ndër të tjera jepte një te dhënë mjaft interesante për këtë ishull. Sipas z. Sina, shqiptarët nga Ulqini, Ana e Malit, Kraja dhe Dibra përbëjnë dhe komunitetin më të madh në këtë ishull me 5 përqind të popullsisë së përgjithshme të ishullit njujorkez Staten Island.
Në një informacion të shpejt të marrë nga wikipedia mësohet se në këtë ishull jetojnë 479,458 banorë dhe nëse bëjme një llogaritje matematikore rezulton se numri i i shqiptarëve që jetojnë në këtë vend është 23973 veta dhe pjesa dërmuese e tyre është nga viset shqiptare në Mal të Zi.