Një shqiptar dhe një italian janë rrahur brutalisht jasht një qendre tregtare në Mantua të Italisë.
Nga sulmi kanë mbetur të plagosur rëndë Pier Francesco Ferrari, 35 vjeç dhe 23-vjeçari shqiptar Atilio Ndrekaj.
Ngjarja e rëndë është regjistruar orët e para të së premtes. E gjithë ngjarja duket se ka qenë një pritë e mirë organizuar. Italianin 35-vjeçar e kanë telefonuar një grup personash me kombësi shqiptare. Por sapo kanë shkuar në destinacionin që kishin lënë të takoheshin, ata janë sulmuar egërsisht me shkopinj bejsbolli, shishe xhami e sende të tjera të forta.
Ishte një banorë i zonës ai që ka telefonuar policinë duke bërë që më pas të vijë një ambulancë për të marrë dy të dhunuarit.
Shqiptari 23-vjeçar iu nënshtrua dy operacioneve për t’i shpëtuar jetën por ka ndërruar jetë. Po ashtu edhe italiani ka dëmtime të rënda.