Dy shqiptarët kapen në “shtëpi bari”: Paguam 15 mijë paund që erdhëm

Diaspora

Dy shqiptarët kapen në “shtëpi bari”: Paguam 15 mijë paund që erdhëm

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 13:56
Ervis Truni dhe Migen Dragjoshi

Dy  shqiptarë që pretenduan se ishin detyruar nga gangsterë të punonin në një fabrikë kanabisi në Barry janë burgosur.

Ervis Truni, 20 vjeç dhe Migen Dragjoshi, 31 vjeç, u arrestuan pasi oficerët e skuadrës së drogës bastisën një shtëpi në Dock View Road më 27 maj.

Gjykata e Cardiff dëgjoi se si të pandehurit kishin mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme dhe mund të ishin viktima të kriminelëve.

Truni u tha detektivëve se ai u largua nga vendlindja nga frika për shkak të një gjakmarrje me një familje tjetër në fshatin e tij. 

Ai kishte mbërritur në Angli me 15 mijë paund dhe ishte detyruar të punonte në "shtëpi bari".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat