Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku një grup kriminelësh me shtetësi shqiptare kanë marrë peng një 17-vjeçar shqipëtar për tre ditë duke e lënë pa ushqim.
Mediat greke raportojnë se grupi i kriminelëve e ka stërvitur 17-vjeçarin për të vjedhur turistët nëpër dyçane. 3 dië pasi i mituri u grabit nga krupi shqiptar i kriminelëve u liraua nga një operacion policor.
Grupi me katër persona e kishte takuar 17-vjeçarin në Omonia dhe më pas e rrahën dhe e morën me dhunë në automjetin e tyre duke e çuar në një hotel në qendër të Athinës ku e mbajtën peng. I mituri ka deklaruar se për tre ditë rresht është rrahur nga grupi i kriminelëve dhe është lënë pa bukë. 17 vjeçari kërkoi ndihmë nga një person, të cilin ishte urdhëruar ta grabiste, dhe e deklaroi veten viktimë të rrëmbimit. Në dyqan arriti menjëherë patrulla e policisë dhe bëri të mundur kapjen e dy shqptarëve.
Më vonë gjetën edhe dy të tjerët pranë hotelit. I mituri shqiptar i identifikoi ata si autorë të rrëmbimit, pengmarrjes dhe rrahjes së tij. Tashmë është ngritur një çështje kundër grupit të shqiptarëve që është dërguar në prokurori.