Altenburg (Rheinland-Pfalz) - Shefik Hyseni (46) nuk e dinte me orë të tëra nëse i kishte humbur vajzat e tij në përmbytjen e vdekjes.
Babai kishte frikë për jetën e Laureës 13 vjeҫare dhe Altunës 17 vjeҫare.
A kishin qenë në gjendje të siguroheshin me kohë?
Hyseni për mediat gjermane thotë: "Të Mërkurën në mbrëmje vajzat e mia më thirrën dhe thanë se uji ishte tashmë në katin e parë!"
46-vjeçari vrapoi menjëherë në shtëpi. Kur ai arriti nuk po kalonte - uji ishte tashmë kudo!
Krejt i dëshpëruar, operatori i makinës priti natën në një urë nga e cila mund të shihte shtëpinë e tij. Dje në orën 5.30 pasdite erdhi lajmi: Fëmijët e tij u shpëtuan nga shtëpia e përmbytur me helikopter.