Autoritetet spanjolle kanë goditur dhe arrestuar anëtarët e një bande shqiptaro-kosovare që merrej me grabitje dhe e kishte selinë në Madrid.
Mediat spanjolle kanë raportuar se ata akuzohen për 57 grabitje me forcë , përfshirë një të kryer në një shtëpi ku banorët e saj ishin në brendësi.
Një total prej 21 personash janë arrestuar për krime të kryera në shumë qytete në Spanjë përfshirë edhe kryeqytetin, Madridin.
Hetimet policore filluan si rezultat i një serie grabitjesh, e para prej tyre e kryer në mars 2019 në Malaga dhe kompania që ra pre e grabitjes paraqiti disa elementë që tregonin se ishin të njëjtit njerëz.