Mbrëmjen e djeshme u raportua se një 26 vjeçar shqiptar në Itali është qëlluar disa herë me thikë pas shpina. Por mëngjesin e sotëm mediat italiane raportojnë se shqiptari nuk ka mundur që t’i mbijetojë dot plagëve 26 vjeçari ka ndërruar jetë në spital.
Viktima Mësohet është Atjon Lopci, ky i fundit iu nënshtrua një operacioni një ditë më parë, por plagët e shkaktuara nga goditjet me thikë pas shpine ishin shumë të rënda.
Shkak i vrasjes dyshohet se janë bërë pazaret e prishura të drogës.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Ostiense të Romës, ku 26-vjeçari u godit disa herë pas thike nga dy persona.
Autorët janë identifikuar gjithashtu nga autoritetet dhe janë shpallur në kërkim për vrasje. Ata janë dy shqiptarë, por identitetet e tyre nuk janë bërë të ditura ende.
Autorët e goditën pas shpine Lopcin. Ky i fundit u përpoq të largohej dhe ka vrapuar për 150 metra derisa u rrëzua në hyrje të një lokali. 26-vjeçari u gjet nga kalimtarë të rastit dhe u dërgua menjëherë në spital.