Një 27-vjeçar shqiptar i quajtur Gani Muca është dënuar me dy vite burg nga policia britanike, për shkak se në 6 qershor të këtij viti u kap në një banesë duke kultivuar drogë.
Vlera e kanabisit të kultivuar do të arrinte deri në 72 mijë paund nëse do të dilte në treg.
27-vjeçari shqiptar u tha oficerëve se ai kishte jetuar në pronë për tre javë pasi kishte rënë dakord të kujdesej për bimët narkotike.
Ai u shpreh se ishte paguar 80 paund në javë për ushqim dhe i ishte ofruar një pjesë e fitimeve nga shitja e kanabisit.
Ai u deklarua fajtor për prodhim të lëndëve narkotike. Martin Morrow, avokati i tij tha se Muca nuk ka dënime të mëparshme dhe përshkroi shkeljen e klientit të tij si jashtë karakterit.