Kryesia e Degës së LDK-së në Suedi, u prit nga kryetari Abdixhiku

Diaspora

Kryesia e Degës së LDK-së në Suedi, u prit nga kryetari Abdixhiku

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 19:58
Foto nga vendi i ngjarjes

Sot në selinë e LDK-së, Kryesia e Degës së LDK-së në Suedi, u prit nga Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës z. Lumir Abdixhikun dhe Sekretari i LDK-së. z. Imri Ahmeti.

Kryetari LDK-së z.Lumir Abdixhiku njoftoi Kryesinë e Degës së LDK-së, për Suedi mbi punën, obligimet, dhe synimet e LDK-së, pas nominimit te tij si kryetar.

Kryetari poashtu njoftoi edhe mbi angazhimet per zgjedhjet lokale dhe kërkoi mbështetjen e Degës për zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor të këtij viti.

Kryetarja e Degës Qibrije Hoxha e njoftoi Kryetarin Abdixhiku me gjendjen dhe synimet e Degës së LDK-së në Suedi.

Në diskutim, në një atmosferë të mirë pune, morën pjesë edhe anëtarët tjerë të Degës si dhe sekratari i LDK-së z. Imri Ahmeti.

Pas takimit me Kryetarin Abdixhiku, Kryesia e Degës së LDK-së në Suedi vazhdoi me mbledhjen e saj, në të cilën u u morrën këto vendime:

Dega e LDK-së në Suedi i jep mbështetjen e plotë Kryetarit Lumir Abdixhiku në udhëheqjen e LDK-së, konsolidimin e LDK-së pas humbjes së zgjedhjeve të 14 shkurtit, si dhe në angazhimin e tij për prergaditjen e zgjedhjeve lokale që do të mbahen në tetor të këtij viti.

Kryesia e Degës do të angazhohet në rikthimin e elektoratit të saj në Suedi, si dhe do të angazhohet për prurje të reja, në vecanti të rinisë.

Kryesia e Degës së LDK-së poashtu do të angazhohet që të kontaktojë me bizneset të cilat veprojnë në Suedi me qëllim të investimeve në ekonominë e Kosovës si dhe në fusha të tjera.

Dega e LDK-së në Suedi do të angazhohet në pregaditjet për zgjedhjet lokale të tetorit.

Pas mbledhjes, Kryesia e Degës bëri homazhe tek varri i Presidentit Historik të Kosovës dhe Kryearit të LDK-së Dr. Ibrahim Rugova.

Dega e LDK-së në Suedi, aktivitetin e saj e përfundoi me vizitën që bëri në Rezidencën e Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova.

Image
Image

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat