Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmë në Itali.
Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një karburanti në Massa Lombarda ku një 41-vjeçar italian ka qëlluar me armë në drejtim të shqiptarit duke e lënë të plagosur.
Menjëherë pas ngjarjes u njoftua policia, e cila bëri të mundur arrestimin e autorit nën akuzën e tentativës së vrasjes.
Ndërkaq shqiptari u transportua me helikopter në spitalin e Traumës në Cesena ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje në këmbë.
Mediat italiane raportojnë se shkaqet e plagosjes janë të panjohura, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.