Kryetari i Lobit Euro-Atlantik shqiptar z. Shukri Ymeri - kryetar, shoqëruar nga udhëheqësit tjerë të Lobit, z. Skender Musliu dhe z. Sali Agushi, kanë zhvilluar takim të frytshëm dhe të përzemërt me njërin ndër liderët më të shquar të shqiptarëve z. Ziadin Sela.
Ky ishte një takim vëllazëror, ku temë boshte ishte bashkëpunimi për ide dhe projekte të përbashkëta me mërgatën, me qëllim të avancimit dhe prosperimit të përgjithshëm mbarkombëtarë.
Lobi dhe z. Sela u zotuam për bashkëveprime në arritjen e synimeve të përbashkëta dhe mbështetjen që në vazhdimësi diaspora shqiptare u jep proceseve të cilat si komb i marrim mbi supe për ti çuar përpara.
Siç e tha z. Sela, na priftë e mbara!
Lobi do të vazhdojë me takime tjera në ditët në vijim.