Dy të rinj shqiptarë rrahin biznesmenin dhe një klient në Itali

Diaspora

Dy të rinj shqiptarë rrahin biznesmenin dhe një klient në Itali

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 08:14
Policia italiane

Nën efektin e alkoolit bëjnë ‘peshk’ pronarin dhe një klient në Itali.

Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar nga policia, pasi akuzohen se kanë dhunuar pronarin e një kisoske dhe një klient në Itali.

Mësohet se dy shqiptarët ishin në gjendje të dehur kur kanë bërë këtë veprim. Një prej personave të dhunuar i tha policisë se pak më parë ata ishin sulmuar nga dy burra me origjinë shqiptare, të cilët ishin në gjendje të dehur.

Pranë kioskës, e cila si pasojë e përleshjes së tyre ishte shkatërruar policia pa dy burra të ulur dhe me shishe të shumta birre pranë tyre, njëri prej të cilëve kishte një njollë të dukshme gjaku në xhinse.

Ata nuk u treguan shumë bashkëpunues ndaj oficerëve, të cilët, në atë moment, u detyruan t’i shoqëronin shqiptarët 34 dh 24 vjeçarë në komisariatin e policisë.

Në komisariat, njëri prej shqiptarëve ka goditur efektivin e policisë, raportojnë mediat italiane. Në fund të gjithë ngjarjes, dy shqiptarët u arrestuan për krime të rezistencës ndaj një zyrtari publik dhe për plagosje të rënda.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat