Fati i trishtë i familjes Zenuni në Francë, dëbohen nga banesa, ja si jetojnë në tendë

Diaspora

Fati i trishtë i familjes Zenuni në Francë, dëbohen nga banesa, ja si jetojnë në tendë

Nga: H.O. Më: 8 gusht 2021 Në ora: 22:38
Familja Zenuni

Me të mbërritur në Francë shtatë vjet më parë, një familje nga Kosova u dëbua nga strehimi që zunë disa ditë më pare, shkruajnë mediat serbe, përcjell Bota sot.

Në rrugë, ajo nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të blinte një tendë për të fjetur në Parc de la Verrerie du Creusot. E dëshpëruar, familja Zenuni shpreson të gjejë një zgjidhje.

Një situatë tragjike e cila ilustron mjerimin në të cilin gjenden çifti nga Kosova, si dhe vajza e tyre 18-vjeçare.

 "Unë nuk e kuptoj se si mund të jemi jashtë, kur kemi qenë në Francë për shtatë vjet", ka thënë shkurt vajza e familjes Zenuni për mediat franceze.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat